E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Raporti për Sirinë është objektiv

NEW YORK - Kombet e Bashkuara kanë thënë se raporti i ekspertëve të tyre për sulmin kimik në Siri është “tërësisht objektiv” dhe se gjetjet e tij janë “të padiskutueshme”.

Zëdhënësi Martin Nesirky ka hedhur poshtë kritikat ruse për raportin, duke thënë se ato janë të padrejta dhe se “faktet flasin vetë”.

Ai ka thënë se konstatimet e raportit për përdorimin e gazit sarin, në sulmin e 21 gushtit pranë Damaskut, nuk duhet të vihen në dyshim.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se raporti nuk ka hequr dyshimet e Rusisë se rebelët qëndrojnë prapa sulmit.

Por, ekspertët e OKB-së nuk kanë pasur mandat për të caktuar përgjegjësinë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka cilësuar si “të politizuar dhe të njëanshëm” raportin e ekspertëve ndërkombëtarë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›