PS: Qeveria të garontojë zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon nga qeveria që të garantojë Kodin Zgjedhor me një Regjistër Kombëtar zgjedhësish si dhe me Karta Identiteti. Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, tha sot në një konference për shtyp, se "dje u mbyll pjesa e parë e një proçesi ku ne investuam energji dhe besueshmëri në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve që meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe sot hapet pjesa e dytë e proçesit, e cila ka të bëjë me detyrat ekskluzive të qeverisë për ta garantuar Kodin e ri Zgjedhor me një Regjistër Kombëtar zgjedhësish dhe Karta Identiteti për çdo votues". Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së martës, me 112 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenime Kodin e ri Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin përcaktohen rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes vendore. ...