Ristani Jo reforme te KQZ-se. Te zbatohet ligji
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te jape rezultatin perfundimtar per procesin e 8 majit brenda muajit gusht. Ne nje prononcim te vetin kreu i ketij institucioni Arben Ristani u shpreh se brenda ketij muaji nje shpallje rezultati eshte e mundshme dhe me gjase kjo do te permbylle te gjithe proceduren qe po zgjat prej muajsh. Rezultati perfundimtar per zgjedhjet administrative te 8 Majit mund te publikohet brenda muajit Gusht tha Ristani i cili nuk ka munguar te akuzopje partite politike si pergjegjese per bllokimin e procesit zgjedhor ne komunen e Shales. Ne lidhje me reformen zgejdhore dhe ndryshimet ne anetaresine e KQZ-se ai ka shprehur mendimin e vet qe sheh te ndryshimet ligjore ne Kodin Zgjedhor mundesine per te diktuar formulat e reja. Perzgjedhja e anetareve te KQZ-se duhet te parashikohet ne kodin Zgjedhor dhe...procedurat perkatese duhet te nisin 6 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme ne vend. Per keto ndryshime mendoj se eshte rendesishme qe te kete vullnet politik tha Ristani. Gjate mbledhjes se djeshme KQZ mori ne shqyrtim projekt-vendimin per shperndarjen e mandateve per keshillin e komunes Shllak te Qarkut Shkoder per keshillin e komunes Mollas-Kolonje te Korces si dhe per keshillin e komunes Pishaj te Elbasanit.