PDIU fiton kreun e keshillit te bashkise
Tre muaj pas perfundimit te zgjedhjeve lokale eshte strukturuar Keshilli Bashkiak i qytetit te Durresit bashkise me te madhe ne vend e cila ka hyre ne muajin e tete te ketij viti pa nje buxhet te miratuar gje qe ka ndikuar ndjeshem edhe ne cilesine e sezonit turistik. Pas verifikimit te mandateve te cdo keshilltari mes debatesh per vendosjen e rregullave paraprake te votimit eshte zgjedhur kryetari i keshillit bashkiak me shumice votash 24 me 20. Frika per leximin e paster te votave nga aleatet brenda se djathtes shkaktoi dhe debat mes socialisteve e demokrateve lidhur me cilesimin paraprak te asaj qe do te quhej vote e pavlefshme. Ne kete post u zgjodh Indrit Hamiti nje nga figurat drejtuese te PDIU-se ne Durres ndonese emri i tij eshte ne listen e keshilltareve demokrate. Hamiti fitoi kundrejt kandidatures se Fatmir Gjergjit propozuar nga Partia Socialiste. Zgjedhja e Hamitit ne krye te keshillit bashkiak hodhi poshte perfundimisht zerat per nje kalim te grupit te keshilltareve te PDIU-se ne krahun tjeter ne Aleancen per te Ardhmen. Nderkaq po me shumice votash u zgjodh edhe nenkryetari i ketij keshilli Edmond Rubiku perfaqesues i PD-se. Te majtet vune perballe tij kandidaturen e Fatmir Shahinit. Nderkaq mberritja e kreut te OSBE-se Eugen Volfart per betimin e kryebashkiakut Vangjush Dako solli nje ndryshim te vogel ne rendin e dites. Betimi i kryetarit te bashkise Vangjush Dako qe fitoi bindshem ne zgjedhjet e 8 majit perballe rivalit demokrat Ferdinand Xhaferri u ndoq me interes jo vetem nga keshilltaret dhe stafi i tij por edhe nga te ftuarit e tjere ne ceremonine e betimit. Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se edhe ne mandatin e dyte Bashkia e Durresit ka prioritet permiresimin e jeteses se qytetareve durrsake nepermjet investimeve te medha qe po permiresojne perdite e me shume imazhin e nje qyteti turistik si Durresi. Ambasadori i OSBE-se Volfart dhe Dako kane zhvilluar me pas nje takim ku kryebashkiaku ka pritur urimet e kreut te OSBE-se per kete mandat te dyte nderkohe qe me tej biseda eshte perqendruar rreth projekteve te Bashkise se Durresit dhe procesit zgjedhor. Mbledhja me e afert e Keshillit Bashkiak te Durresit ku shumicen e ka Aleanca per Qytetarin pritet te mbahet gjate ketij muaji per ti celur rruge zbatimit te investimeve publike permes miratimit te projektbuxhetit 2011.
VonesatPer Dakon ishte prefekti i qarkut dhe sekretarja e keshillit bashkiak ata qe mbajten peng mbarevajtjen e Bashkise se Durresit permes vonesave ne konstituim te KB-se dhe rrjedhimisht edhe miratimin e projektbuxhetit 2011 i cili u eshte paraqitur keshilltareve te meparshem qe ne muajin shkurt. Investimet e parashikuara per sezonin turistik te ketij viti kryesisht ne infrastrukture rrugore banje dhe dushe publike si dhe per aktivitete ne mbeshtetje te turizmit kulturor nuk u realizuan per shkak te mosmiratimit te buxhetit nderkohe qe ka kaluar me shume se gjysma e vitit. Lidhur me shumicen e djathte ne Keshillin Bashkiak te Durresit edhe ne kete mandat te dyte te tij Dako u shpreh se eshte i hapur per bashkepunimin dhe ai duhet te frymezoje dhe pergjegjshmeri te keshilltaret pasi gjithcka eshte ne funksion te sherbimeve qe i ofrohen qytetarit.