Gjinushi E majta nuk duhet te beje gabimin e 2007-es kur hoqem MOisiun
Heshtja si stil opozitar mbetet nje dukuri e kritikuar nga te majtet tradicionale ne Shqiperi. Socialdemokrati Skender Gjinushi ka rishprehur dje edhe njehere kritikat e veta ne adrese te reagimit pasiv te opozites se drejtuar nga Edi Rama qe sipas tij duhet te rikerkoje zgjidhjen politike. Te gjkithe kerkojne dhe shohin se cfare do te ndodhe ne opozite dhe ne Partine Socialaiste dhe jo ne qeverisje e cila ka futur vendin ne krize...Kjo flet per nje opozite pasive e cila ne keto kushte ka vetem nje rruge te orientoje vendin dhe zhvillimet drejt nje zgjidhjeje politike tha Gjinushi per mediat televizive. Ky eshte apeli i radhes qe socialdemokrati i adreson socialisteve te cilet se fundmi jane mberthyer ne nje heshtje te plote politike. Leximi i qendrimit ne fjale nenkupton rigjenerimin e veprimit politik te opozites e cila kalon qe nga jeta aktive ne parlament e deri te protestat qe jane nje mjet presioni qe mbetet perhere i forte dhe aktual. Nisur nga fakti se kunderveprimi ndaj qeverise mbetet prioritet per opoziten scoialdemokrati e ka cilesuar si te pavend dhe disi jashte axhende edhe debatin e lindur per Presidentin e vendit i cili ka edhe nje vit kohe deri ne rizgjehdjen e tij. Nuk qendron problemi te Presidenti por te qeveria. Pra problemi eshte ne koke. Gabuam njehere ne vitin 2007 kur hoqem Moisiun dhe mbajtem Saliun ne nje kohe qe duhet te benim te kunderten dhe nuk ka pse te gabojme serish u shpreh Gjinushi. Nderkohe qe ai ka dhene keto mendime per reagimin e selise roze dhe aleateve te saj duhet thene se tryeza e opozites ende nuk eshte mbledhur per te zyrtarizuar nje qendrim te ri politik. Gjithesesi dilema qe aktualisht ka perfshire te gjithe kampin opozitar ka te beje me riaktualizimin e protesteve si kurs politik apo perqasja e ideuar nga Edi Rama per nje bashkepunim me shmicen ne emer te reformave dhe integrimit do te zere vend si paresore ne sezonin e ri politik ne vend. Ne fakt prej gati nje viti strategjia e veprimit te PS-se eshte mbeshtetur shume nga aleatet e saj te cilet kane dale ne sieprfaqe jo rralle edhe si ideatore te saj.