E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit, siguron transportin e kutive të votimit

TIRANË- Policia e Shtetit njofton se deri në orën 22.30 ka transportuar pa incidente 3204 kuti votimi në 12 qarqet e vendit.
"Duhet theksuar se gjatë trasportit nuk ka pasur asnjë incident, me përjashtim të një rasti në Elbasan, në komunën Zavalinë nga reshjet e shiut është çarë rruga dhe kanë mbetur të bllokuar 6 kuti"- tha zëdhënësi i policisë. Sipas tij, janë marrë masat për të bërë të mundur transportin e kutive, pasi nga KZAZ në Elbasan janë dërguar automjete të tjera për të bërë të mundur të kalojnë nga krahu tjetër i rrugës dhe të bëhet transporti normal i kutive të votimit.

Kutitë e shpërndara deri në 22.30

Kukesi 177
Shkodër 270
Lezha 206
Dibra 100
Durrës 143
Tiranë 775
Elbasan 387
Korcë 202
Fier 299
Berat 150
Vlorë 255
Gjirokastër 240



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›