E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani fiton edhe ndaj Gramshit, Superliga më pranë

TIRANE - Të kuqtë e Hasan Likës kanë marrë një tjetër fitore në misionin e tyre për ngjitjen në Superligë. Ndeshja ndaj Gramshit, e luajtur në fushë asnjanëse (në Elbasan), si pasojë e dënimit të fushës së Gramshit, ka përfunduar 0-1 në favor të Partizanit, me gol të Lalës të shënuar në minutën e 66-të.

Me këto tri pikë, Partizani është ngjitur në kuotën e 50 pikëve në Kategorinë e Parë, duke konsoliduar edhe më shumë vendin e dytë. Diferenca me vendin e tretë, që mbahet nga Pogradeci (liqenorët kanë një ndeshje më pak, do të ndeshen me Adën), shkon në 8 pikë, çka do të thotë edhe një hap më shumë drejt Kategorisë Superiore, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në mbylljen e garës.

Vendi i parë mbahet nga Lushnja, e cila ka fituar dje ndaj Mamurrasit. Nëse Pogradeci nuk arrin të fitojë ndaj Adës, atëherë Lushnja edhe matematikisht e ka siguruar Superligën, pasi aktualisht është ngjitur në kuotën e 59 pikëve, ndërsa Pogradeci për momentin ka 42 pikë.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›