Greva në ditën e 16-të, sot takimi me ACR-në

Ky takim, që pritej të zhvillohej dje, u shty pasi përfaqësuesit e ACR-së e cilësuan si të papërshtatshëm orarin e zhvillimit të tij.
Po sot pritet që specialistët e Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave (RISHM), të udhëtojnë drejt Bulqizës për të hyrë brenda galerisë.
RISHM kërkoi që specialistët e këtij reparti të lejohen të hyjnë në galeri për të parë nga afër gjendjen aty, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga grevistët.
Kryetari i grevistëve, Luan Nika, tha me anë të një deklarate për media se “nuk do të lejohet asnjë person të futet në galeri”, ndërsa shtoi se sot do të lejohen të hyjnë në minierë vetëm inspektorët, të cilët do të shoqërohen nga vetë minatorët.
Gjithashtu Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave i kërkoi dje Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkohshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj, pasi sipas RISHM, pezullimi i punës për një kohë të gjatë në minierë do të çojë në degradimin e saj.
13 minatorët e Bulqizës, të “ngujuar” në nivelin e 14 të minierës (760 metra nën tokë), kërkojnë rritje page në masën 40 për qind, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
/Start/E.B/
2011-08-09 10:30