Angli, trazirat vazhduan gjatë natës

Raportohet se dhuna më e madhe ka qenë në Mançester, qyteti i tretë më i madh në Britani. Thuhet se banda të rinjsh kanë plaçkitur dyqane, janë përleshur me policinë dhe kanë vënë zjarre.
Një zyrtar i lartë i policisë së Mançesterit tha se grabitjet dhe zjarrvëniet kishin ndodhur në qytet në atë që ai e përshkroi si “një shkallë të paparë”. Ai i ka denoncuar protestuesit, duke thënë se dhuna e tyre duket të jetë e motivuar kryesisht nga kriminelët e thjeshtë.
Trazira janë raportuar gjithashtu edhe në Liverpul, Uest Bromuiç, Notingham e qytete të tjera. Në Notingham, një grup prej rreth 30-40 personash i vunë zjarrin një rajoni policie gjatë orëve të natës me kokteje molotov, por fatmirësisht pa të lënduar.
Një raport i agjencisë së lajmeve Associated Press thotë se policia në gjithë Britaninë ka bërë më shumë se 1 100 arrestime që nga shpërthimi i dhunës.
Trazirat e para shpërthyen të shtunën në Londër, pas një demonstrimi ku kërkohej “drejtësi” pas vdekjes së 29-vjetarit Mark Dugan, i vrarë nga policia me një plumb në gjoks në Totenham, zonë në veri të kryeqytetit, para se të zgjeroheshin në të gjithë vendin.
/Start/E.B/
2011-08-10 10:07