E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Probleme në zgjedhje, por ishin të lira

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani në një konferencë për shtyp vlerësoi procesin zgjedhor të lire, të ndershëm dhe të barabartë.Ai deklaroi se morën pjesë në zgjedhje 1 566 079 persona, ose 50.77 %. Ai bëri me dije se ishin vetëm 2.7% vota të pavlefshme. Sipas Ristanit, 43. 500 persona ishin të angazhuar për zgjedhjet, 600 vezhgues ishin të huaj dhe 4800 vendas.
Si problemet më të mëdha që KQZ-ja, hasi në këto zgjedhje, Ristani renditi vështirësitë në bashkëpunimin me pushtetin vendor si dhe vonesën e numërimit të votave. "Disa vendvotime dhe numërimi mund të ishin pëzgjedhur më mirë, por dhe trajnimi i komisionerëve ishte i mangët", renditi Ristani. Kreu i KQZ-së falenderoi zgjedhësit për përgjegjësinë e tyre, subjektet zgjedhore, komitetin ndërkombëtar, qeverinë shqiptare, vëzhguesit e huaj dhe median.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›