E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh urimi për marrjen e detyrës Sekretarit të ri të NATO-s, Rasmussen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fog Rasmusen me rastin e marrjes së detyrës, ku shprehet:"I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm,Posti i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që Ju merrni zyrtarisht sot, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për sukses në këtë mision angazhues e domethënës"!. Më tje në urimin e tij, Presidenti shqkuan "Populli shqiptar dhe Shqipëria, anëtare më e re e kësaj Aleance, janë të vendosur të kontribuojnë maksimalisht për arritjen e vlerave dhe objektivave të përbashkëta në mbrojtje të lirisë, paqes dhe stabilitetit afatgjatë, rajonal e global, dhe të përgjegjshëm për të qenë aleatë të denjë dhe miq të sigurt të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s".
Në fund të urimit të Presidentit Topo, shkruhet "Më lejoni, i nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, t'ju shpreh sigurimet e mia për mbështetjen maksimale të Republikës së Shqipërisë në vazhdimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit tonë të mëtejshëm".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›