E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Proces i qetë, pjesëmarrja deri tani 22%

TIRANE- Proces te qete, te nisur mire dhe me probleme fare te vogla e ka quajtur kreu i KQZ-se, Arben Ristani procesin zgjedhor deri ne mesdite.

Ne nje konference per mediat mbajtur ne oren 14.00 ai ka bere me dije se pjesemarrja tyotale ne votime deri ne mesdite ne rang vendi eshte 22%.

“Ne gjithe vendin jane regjistruar 8 qendra votimi te pahapura, qe gjithsesi jane shume me pak se ato te regjistruara ne zgjedhjet e meparshme”- tha Ristani.

Sipas tij, ne rang rrethi Tirana numeron nje pjesemarrje prej 17%, nderkohe qe si bashki pjesemarrja eshte 20%. Sipas te dhenave zyrtare te KQZ-se ne rang rrethi eshte kjo perqindja e pjesemarrjes ne votime: Berati, 23%; Durresi 15%, Elbasani 25%, Fieri 13%; Gjirokastra 25%; Kukesi 23%; Shkodra 23%; Vlora 16% dhe Dibra 23%.

Nderkohe qe si bashki, pjesemarrja me e larte eshte shenuar ne Corovode me 32%, Burrel 31%, Peqin 30%.

Ristani i eshte pergjigjur edhe pyetjes per problemin e denoncuar me bojen matrikuluese, per te cilen garantoi se ajo eshte e testuar dhe ka rezultuar ne te gjitha provat e bera se eshte e cilesishme. “Ajo eshte prodhuar nga kompania gjermane dhe eshte testuar ne prani te perfaqesuesve te partive politike dhe ka rezultuar me sukses. Une kam votuar ne mengjes dhe shenjen e kam ende”- tha Ristani, duke pranuar se ka njoftime edhe per te kunderten. Pavaresisht kesaj, ai ka deklaruar se boja nuk mund te nderrohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›