E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet incidenti i parë, dhunohet një komisioner i PS në Shkodër

Spitali i Shkodrës

Një komisioner i Partisë Socialiste është dhunuar në fshatin Kuq të qarkut të Shkodrës. Ky është incidenti i parë zgjedhor për sot. I dhunuari eshte komisioneri socialist në fshatin Kuç të komunës Gur i Zi, Bahri Meti. Raportohet se ai po merr mjekim në spital, ndërsa i pyetur për ngjarjen u shpreh se shkak për konfliktin ka qenë pasi ai ka kundërshtuar votimin e disa personave me të njëjtën kartë identiteti.

Në një prononcim, komisioneri i PS-së tha se kishin qenë militantë të PD-së të cilët e kishin goditur.

Tek qendra e votimit ngula këmbë për të zbatuar rregullat e ligjit. Në një moment kur dola jashtë më qëlluan 3- 4 vetë njëherësh me cfarë kishin në dorë. Më qëlluan me grushte dhe më bënë në këtë gjëndje që jam. - ka thënë komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›