Ristani Puna e KQZ-se sipas ligjit
“Ka një sërë vendimesh të gjykatës që u kanë dhënë të drejtë vendimeve të marra nga KQZ.Ambasadori i OSBE-së menjëherë pasi KQZ mori vendimin për zëvendësimin e 66 anëtarëve në KZAZ, të lëna bosh nga PS dhe PBDNJ, mbështeti këtë vendim të KQZ-së. I vetmi që doli kundër ambasadorëve dhe vendimit të KQZ-së është ai që humbi zgjedhjet në 2009”, deklaroi kreu i KQZ-së, Arben Ristani.
Por, në fjalën e tij, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Armando Subashi, ripërsëriti qendrimin e opozitës së në këto kushte nuk mund të zhvillohen zgjedhje në Shqipëri.
“Në këto kushte nuk mund të zhvillohen zgjedhje në Shqipëri. Mendonim që zoti Ristani do të vendoste balancën në KQZ, por për fat të keq që nga zgjedhjet e 2009-s nuk ka ndodhur. Ristani ka qenë totalisht palë me PD-n. Kodi i Rregullores duhej të miratohej 5-2, është miratuar me shumicë të thjeshtë 4-3, kjo është një shkelje flagrante. Ka disa muaj që kreu KQZ me vetëdije mundohet të anashkalojë procesin e administritmit dhe zv/kryetarin, e KQZ-së, në bazë të kodit nuk ka asnjë kompetencë ligjore më shumë. Të gjitha urdhërat e korespondencat bëhen vetëm më firmën e zotit Ristani”, tha zoti Subashi.
Pretendimi i zotit Subashi për Kodin e Rregullores, u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti. Zoti Kosovrasti tha se me votim 4-3 është miratuar Rregullorja e Brendshme për Organizimin e Administratës dhe jo Kodi i Rregullores.