Abinaja, aktorja indiane me cilësi të veçanta
Të jesh shurdh memec nuk të kufizon të bëhesh aktor. Abinaja, aktorja 17-vjeçare nga India ka arritur të habisë njerëzit me rolin e saj në filimin Nadodikal, që ka të bëjë me shoqërinë. Performanca e saj, shprehja e fytyrës, lëvizja e buzëve duket se kanë qenë shumë të besueshme në sytë e njerëzve. Nëna e saj shprehet se roli i saj në këtë film është një dhuratë për familjen e saj. Abinaja ka lënë përshtypje të mira edhe tek kolegët e saj, të cilët e cilësojnë atë një fëmijë me shumë talente dhe një grua të re që ka besim në vetvete. Pas këtij suksesi, ajo çfarë 17-vjeçarja dëshiron është të ndërmarrë udhëtime dhe të luajë në shumë filma.