E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Shtyme afatin e numerimit te votave

Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ) ne te gjithe vendin, nuk arriten te respektojne dje, afatin ligjor per te dorezuar brenda ores 17:00 te dites se djeshme, rezultatet e numerimit te votave. Ne Kodin Zgjedhor, nenin 122 te tij, theksohet qe KZAZ-te dorezojne tabelen permbledhese te rezultatit te numerimit te votave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne menyre qe ky i fundit te shpalle zyrtarisht rezultatin e votimit. Nje afat i tille edhe pse i percaktuar ne ligj, nuk u arrit te respektohet. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, tha se ashtu sic e percakton kodi perfundimet e numerimit te votave ne te 12 qarqet e vendit duhet te ishin gati. Por vonesat sipas tij, per pasoje dhe shkelja e ligjit erdhen pasi partite politike nuk dorezuan ne kohe komisioneret e tyre per numerimin e votave. "Eshte e parashikuar ne kod ora 17:00 e dites se neserme te votimit per te dorezuar tabelat e rezultateve te numerimit, por nuk ndodhi. Shkak i voneses jane partite politike qe zvarriten emerimin e komisionereve. Megjithate, procesi i numerimit po ecen me se miri", theksoi Ristani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›