Raporti: Ka progres, por standarde te paarritura
Rozeta Rapushi
Vleresime per progres ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, u pohuan dje dhe nga kryetari i delegacionit te Asamblese Parlamentare te NATO-s, Bruce George. I pranishem ne prezantimin e raportit paraprak te OSBE/ODIHR per zgjedhjet parlamentare, George, vleresoi permiresimin e arritur ne kete proces ne krahasim me zgjedhjet e vitit 2005. "Eshte bere progres qe nga zgjedhjet e fundit parlamentare te vitit 2005. Megjithate, ende nevojiten perpjekje me te medha nga te gjitha forcat politike me qellim permbushjen e standardeve te kerkuara nderkombetare", tha George. Kritike ishte kryetarja e Misionit te Vezhguesve afatgjate, Ambasadorja Audrey Glover. Ndonese pranoi arritjet ne kete proces zgjedhor per Shqiperi, Glover tha se eshte per te ardhur keq, qe ka nje nivel te larte mosbesimi mes paleve dhe akuzat per presion mbi zgjedhesit nuk e rriten besimin ne proces. "Kodi i ri Zgjedhor, miratuar me konsensusin e te dyja partive kryesore politike prezantoi nje sere permiresimesh dhe garancish te rendesishme, vecanerisht per sa i perket regjistrimit dhe identifikimit te zgjedhesve", tha Glover. Por nga ana tjeter, ajo u shpreh se eshte per te ardhur keq, pasi niveli i larte i mosbesimit mes paleve, perdorimi i aktiviteteve zyrtare per qellime fushate dhe akuzat per presion mbi zgjedhesit, nuk e rriten besimin e publikut ne procesin zgjedhor. Megjithate, Glover u shpreh se ky eshte vetem nje raport paraprak dhe se ai perfundimtar do te jete vendimtar per situaten zgjedhore ne Shqiperi. Raport qe sipas saj do te dale, vetem pasi te perfundoje procesi i numerimit te votave dhe te shpallet zyrtarisht rezultati i votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Glover nenvizoi se vleresimi perfundimtar per Shqiperine, do te varet ne menyre te konsiderueshme nga zhvillimi i fazave ne vijimi, si numerimi dhe shpallja e rezultatit te votimit.
Vleresimi
Klima politike, shume e polarizuar
Raporti paraprak i vezhguesve te OSBE/ODIHR vuri theksin dje, ne klimen teper te polarizuar politike ne Shqiperi. Sipas eksperteve, zgjedhjet u zhvilluan ne nje mjedis shume te polarizuar. "Shume nga partite e opozites shprehen mosbesim te thelle ndaj autoriteteve shteterore dhe administrates zgjedhore. Partite e vogla shprehen pakenaqesi ndaj Kodit Zgjedhor, per shkak te dhenies se nje roli dominues te PD-se dhe PS-se ne administrimin e zgjedhjeve", vleresuan vezhguesit. Sipas tyre, gjate fushates pati shume debate ne lidhje me shperndarjen e kartave te identitetit, ku perfshihen dhe pretendime se zgjedhjet do te ishin te pavlefshme nese nje numer i konsiderueshem zgjedhesish do te mbetej pa karta.
Vendimi
Misioni vezhgues i OSBE/ODIHR, do te jape verdiktin final per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, vetem pasi te perfundoje procesi i numerimit te votave dhe te shpallet rezultati zyrtar.