Bilanc lufte në rrugët e Shqipërisë, 3 viktima në ditë
Që prej ditës së dielë në rrugët e Shqipërisë kanë humbur jetën 18 persona e janë plagosur 24 të tjerë si pasojë e aksidenteve automobilistike. Një bilanc ky i frikshëm edhe për një vend në luftë. 3 viktima në ditë. Në orën 9 të mëngjesit në aksin Lezhë – Shkodër është regjistruar aksidenti i rradhës. 3 të vdekur që të tre pjesëtarë të një familjeje dhe 3 të tjerë janë plagosur. Përplasja, mes një mjeti Mercedes me targa të Bajram Currit me një kamion të tonazhit të rëndë me targa të Tiranës. Viktimat janë Ermira, Fadil e Sali Dema. Të plagosurit, Ermal Dema drejtuesi i autoveturës dhe bashkshorti i Ermirës, Baftiar Vladi drejtuesi i kamionit si dhe një 15-vjeçar. Përplasja mes mjeteve ka qenë tepër e fortë aq sa kanë dalë që të dy jashtë rruge. Kamioni ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Sipas policisë, autovetura po hynte në superstradë nga një rrugë dytësore kur është goditur nga kamioni. Mjeti i rëndë, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, po kryente një manovër për të shmangur një përplasje me disa fëmijë që gjendeshin në rruge. Përplasja tregon që edhe shpejtësia e tij ka qenë e madhë. Por kamioni e ka patur të vështirë të frenojë edhe për shkak të ngarkesës. Ky është aksidenti më i fundit në këtë segment, pjesë e asaj që tashmë quhet superstrada e vdekjes. Por aksidentet e fundit po i shndërrojnë në pista vdekje edhe rrugët më të sigurta, për shkak të shkeljeve masive të rregullave të qarkullimit rrugor, ku vendin e parë e zë shpejtësia.
Në rrugën Rrogoxhinë – Peqin një 31-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peqinit. Viktima e këtij aksidenti është 31 vjeçari Besnik Omeri nga qyteti i Vlorës. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21 në Unazën e qytetit. Dy makina, njëra me targa të Vlorës dhe tjetra me targa të huaja u përplasën kokë më kokë, pas parakalimit të gabuar të njerit prej automjeteve. Këto janë dhe pamjet e marra mbrëmjen e djeshme në vendin e ngjarjes.