Ristrukturimi i FSK-se

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati paralajmëron se në rekomandimet që do t’i dërgojë qeverisë në kuadër të proçesit të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, do të kërkojë që Kosova të ketë një strukturë të re ushtarake.
Gjeneral Kastrati shmang termin ”ushtri”, sepse për këtë do të vendosin partnerët ndërkombëtarë dhe qeveria. Megjithatë, ai thotë se ajo çfarë i duhet Kosovës është një strukturë ushtarake që mbron interesat, në radhë të parë të Kosovës, rajonit, si dhe një strukturë e cila do të jetë e dobishme për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të NATO-s.
“Ne jemi duke punuar në atë drejtim dhe do të propozojmë atë që i duhet Kosovës për të ardhmen. Kosovës i duhet një strukturë ushtarake që mbron interesat jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit në radhë të parë dhe do të jetë e dobishme për NATO-n për operacionet paqeruajtëse humanitare dhe çfarëdo që kërkohet nga ne. A do të quhet ushtri apo jo, për këtë vendosin qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Kastrati.
Sipas gjeneral Kastratit, një grup ekspertësh kanë ardhur nga SHBA-ja dhe po punojnë bashke me ekspertët vendas në mënyrë që në qershor të hartohen rekomandimet për qeverinë e Kosovës, se çfarë strukture ushtarake i nevojitet asaj për të ardhmen. Këto komente komandanti i FSK-së i bëri gjatë punimeve të kofnerencës rajonale të nënoficerëve.
“Së bashku do t’i shkëmbejmë eksperiencat dhe në fund do të dalim me rekomandimet se si ne si FSK do të ndërtojmë këtë strukturë, e cila është shumë e rëndësishme, duke marrë mësimet nga rajoni për të mos i përsëritur gabimet e ushtrive të rajonit. Ne mendojmë se jemi në rrugë të mire për ta ndërtuar një strukturë e cila do të jetë e fuqishme për FSK-në dhe në të ardhmen për forcën ushtarake të Kosovës”.
Në konferencën rajonale të nënoficerëve po marrin pjesë nënoficerë nga të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjës.