E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Suela

Spektakli i famshëm televiziv, me karakter garues, "X Factor Albania", vazhdon të sjellë në ekranet shqiptare talente të muzikës, që vijnë me të njejtën ëndërr, për të pushtuar skenën.

Ne mbrëmjen e sontme, bazuar në votat e publikut, në ‘’showdown’’ u përballën Suela nga skuadra e Pandi Laços dhe Heri nga skuadra e Soni Malaj. Juria eliminoi Suelën, kurse për Herin vazhdon rrugëtimi drejt finales së "X Factor Albania".   Ndërsa spektakli vazhdon me edicionin e dytë, fituesja e edicionit të kaluar të "X Factor Albania", Sheila Haxhiraj, ka vendosur të dalë nga kornizat e vajzës modeste, duke provuar të pozojë ndryshe para aparatit fotografik. Në profilin e saj në rrjete sociale, ajo ka postuar disa foto sensuale, midis të cilave është dhe një foto ku Sheila shfaqet me puro në dorë. Pasi fitoi kupën e “X Factor”, ajo pohoi se është duke punuar në disa drejtime në muzikë, duke pohuar se tashmë pas famës së këtij show, jeta e saj ka ndryshuar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›