E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita: Jam një djalë-vajzë

Përveç të qenit një nga senscaionet më të mëdha në muzikë këto dy vitet e fundit, Rita Ora gjithashtu është njëra ndër këngëtaret me stilin më të bukur në botën e të famshmëve.

Rita, së fundmi ka pozuar për numrin më të ri për muajin janar të revistës, “Harper's Bazaar” ku vërtetë paraqitur seksi dhe glamuroze.


Duke folur për këtë revistë, Rita ka thënë se ajo nuk ka ndonjë stil të paracaktuar dhe se i pëlqen t’i provoj të gjitha nga pak, duke kombinuar stile nga më të ndryshmet.

“Unë jam një djalë vajzë. I dua atletet e mia dhe më pëlqen të kombinoj të rehatshmet me shkëlqyeset. Më pëlqen madhështia e glamurozes dhe elgancës dhe e dua stilin e ekzagjeruar”, ka thënë Rita.

Ylli kosovar ka folur gjithashtu edhe për artistët që kanë influencuar në muzikën e saj duke përmendur idhullin e saj , Gwen Stefani dhe këngëtaren Beyonce Knowels.

Ndërkaq, Rita më 28 nëntor ka qenë e pranishme në Tiranë në ndër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë në një koncert meqërast, u ka dhuruar të pranishmëve spektakël të vertetë duke dëshmuar edhe njëherë se sa krenare është ajo për rrënjët e saja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›