E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargje shqip, për tregun gjerman

Ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, ka lansuar projektin e tij të ri, realizuar me deejay-in shqiptar, Dj Dalool.

Kënga "Penthouse" është në shitje në të gjitha shitoret digjitale në botë, ndërsa i dedikohet në veçanti tregut gjerman-folës.
Është kjo kënga e parë e edituar për një label ndërkombëtar që ka refren në gjuhën shqipe : "...a po vjen me mue".

DJ Dalool ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ftuar fansat që të blejnë këtë këngë në mënyra ''ligjore'', duke shkruar:
"Për fansat tonë në Gjermani, Zvicër e Austri, kemi punuar shumë për projektin e ri me Ardian Bujupin. Prandaj nëse e pëlqeni atë që ne bëjmë dhe e doni atë që e dëgjoni, ju lutem tregoni pak respekt në punën e artistëve dhe blejeni në mënyrë ligjore ... kushton më pak se një kafe".

Blerja e këngës "Penthoouse" në iTunes paraqet përkrahje të veçantë për tandemin nga Kosova dhe është kontribut që kënga e artistëve shqiptar me refren shqip te shenojë sukses në botë. /Indeksonline/

https://soundcloud.com/dalool/ardian-ft-dj-dalool-penthouse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›