Rita Ora: Do të këndoja në Beograd

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora në një intervistë, për revistën GQ, ka folur edhe për lidhjet e saj me Kosovën, dhe nëse do të pranonte të këndonte në Beograd.
“Me qejf do të vija në Serbi dhe do të këndoja në kryeqytetin serb edhe pse plotësisht jam e vetëdijshme që ky gjest mund të kuptohej gabimisht në publik. Atë që dëshiroj ta them mund të marrë konotacion politik dhe do të mund të bëhej një çështje e madhe por kur je prej Kosovës e di që ishim të uritur dhe të dëshpëruar vetëm që të arrinim pavarësinë dhe qëndronim në këmbët tona. Për këtë kemi luftuar. Unë e di që njerëzit në Serbi se çfarë ndjenje është kur lufton për diçka”, është shprehur Rita.
GQ më tej e përshkruan Ritën si një vajzë që rrjeth nga një familje e mirë edukuar.Rita ka folur edhe për ardhjen e saj në Kosovë dhe për pritjen që i kanë bërë vendasit.
“Ishte ndjenja më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë” është shprehura ajo./Indeksonline/