Rita Ora ju përshëndet nga Dubai

Ajo na ka mësuar tashmë me veshjet e saj kontroverse dhe me siguri që kombinimet e saj të fundit do të ndajnë kritikët e modës. Rita Ora nga Dubai ka postuar dy poza në Twitter, në njërën prej të cilave shfaqet tepër joshëse duke nxjerrë në pah sidomos këmbët, ndërsa në tjetrën, ato këmbë i ka të mbuluara me një palë çizme të bardha të markës "Channel" që shkojnë deri sipër gjurit.
Pavarësisht sesa të çuditshme mund të duken, këngëtarja është dukur veçanërisht e lidhur me këto çizme, teksa ka shkruar në rrjetin social përkrah fotos (këtu majtas): "Zemrat e mia, më në fund erdhën në shtëpi...". Rita ka marrë pjesë në një shërbim fotografik me aksesorë të Channel dhe prandaj ka postuar disa foto në lidhje me këtë temë.
Gjitashtu në foton e fundit të postuar në Instagram, ajo duket se është fanse e dukeshës Kate Middelton, ku e ka quajtur të mrekullueshme./Indeksonline/