E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dielli rrotullohet rreth Tokës?”

Nëpër konkurset e bukurisë, veç paraqitjes shpesh vihet në testim edhe zgjuarsia, një gjetje e shumë organizatorëve për t’i patur të dyja në konkurset e tyre; edhe bukurinë edhe zgjuarsinë.

Por Miss Rusia 2012 ka vetëm të parën, bukurinë sepse zgjuarsia…Ina Zhirkova, 23 vjeç hoqi dorë nga “kurora e bukurisë” pasi nuk diti t’i përgjigjet saktësisht pyetjes nëse Toka rrotullohej rreth Diellit apo e anasjellta.

Bukuroshja 23-vjeçare u pyet nga një televizion rus që po organizonte një emision me bukuroshe e modele vendase për të testuar njohuritë e tyre, njofton TCH. Pyetjet ishin ndërtuar në një formë të tillë për të testuar njohuritë e përgjithshme të vajzave.

Zhirkova, nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj me futbollistin e kombëtares ruse dhe ish-futbollist i Chelsea-t, Jurij Zhirkov pyetjes nëse rrotullohej Toka rreth Diellit, apo Dielli rreth Tokës iu përgjigj:

“Dielli rreth Tokës mendoj. Jo! Jo! Toka rreth Diellit. Të jem e sinqertë nuk jam e sigurtë”.

Video është postuar në internet ku është klikuar me miliona herë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›