Rita Ora mbërrin në Tiranë

(E plotësuar) Këngëtarja Kosovare Rita Ora, ka pak qaste që ka mbërri në Tiranë. Ajo do të performojë sonte në koncertin organizativ që është bërë për shkak të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
.......
Rita Ora është duke ardhur në aeroportin e Rinasit. Mësohet se avioni i saj është nisur drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijë pas orës 14:00.
Ora do të vijë me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarësisë në Shqipëri si dhe do të jetë e shoqëruar nga familja e saj.
Këngëtarja vjen si e ftuar speciale për koncertin që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 19:00.
Ajo do të këndojë për publikun shqiptar falas duke kërkuar vetëm kushte optimale për perfomancën e saj.