Tuna nuk respektoi flamurin kombëtar

Mbrëmë është mbajtë koncerti “Rrënqethu shqip” i cili mblodhi rreth vetës emra të mëdhenj të skenës shqiptare muzikore.
Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Tuna etj ishin vetëm disa nga emrat që u ngjitën mbrëmë në atë skenë që zuri vend në stadiumin e Prishtinës.
E veshur me xhaketë si ato të ushtarëve që tashmë janë shumë në trend edhe në Kosovë pasi u panë fillimisht nga Rihanna, skenën e morri Tuna.
Ajo këndoi disa nga këngët e saj si “Vibe”, “Pse jo” dhe në fund rradha erdhi tek hiti i saj i fundit “I Asaj”.
Të gjithë sytë u bënë katër duke pritur nëse ajo do ta përsëriste “koreografinë” e saj të zakonshme kur vie tek një pjesë e caktuar e këngës dhe në fakt ashtu ndodhi. Kjo irritoi një pjesë të fansave dhe qytetarëve të thjesht të cilët nuk e panë të arsyshme që prekja e organeve intime të bëhet para flamurit gjigant që dukej në projektorin e vendosur në skenë.
Dukej sikur Tuna harroi për çfarë po këndonte dhe e pa këtë performancë vetës sikur një paraqitje të zakonshme të sa. Në fund të këngës, ajo uroi shqiptarët për festën, por sikur nuk mbeti ‘lezet’ as nga ky urim. /Indeksonline/