E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita Ora ndez Tiranën në koncertin e 100-vjetorit të pavarësisë (FOTO)

—-Nga Anisa Ymeri—-

Tiranë- Kjo është hera e parë që Rita Ora, tanimë një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në skenat e botës ngjitet në një skenë të Tiranës dhe qenë jo pak fansa të cilët sfiduan shiun e dendur për të ndjekur performancën e këngëtares e cila u ngjit në skenën e vendosur në Sheshin Nënë Tereza, pak para mesnate.

E prej aty, këngëtarja ka uruar çdo shqiptar, jo vetëm të pranishmit në koncertin e saj për këtë jubile të pavarësimit.

E jehona e pjesëmarrjes së saj në koncertin e 100-vjetorit të pavarësisë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Përpos dhjetra imazheve të fokusuara nga ky koncert, një fotografi e 22-vjeccares përkrah kryeministit të Shqipërisë Z. Sali Berisha i cili e shoqëroi atë në skenë, ka zënë vend në ‘Mail Online’ ku komentohet performanca yllit më të ri të muzikës botërore, në këtë koncert i cili shënoi edhe mbylljen e tërë festimeve të ditës së jubileut të pavarësisë në kryeqytetin e shqiptarëve.

Si një yll i vërtetë i muzikës pop, këngëtarja me origjinë nga Kosova, ku më heret ishte në Prishtinë për të realuzuar superhitin e saj të momentit, mbate veshur një palë doreza lëkure, stil ‘a la Michael Jackson’ dhe ndezi atmosferën në kryeqytetin e shqiptarëve e në sheshin ku u mbajt koncerti numëroheshin mijëra fansa që ndoqën koncertin me ccadra në duar pasi pritën disa orë me radhë vetëm që Rita Ora të ngjitej në skenë.

E kështu, këngëtarja 22-vjeçare ka zgjedhur të jetë me shqiptarët e për t’i uruar nga Tirana të gjithë Gëzuar 100 vjet shtet…dhe pritja ka qenë maksimale për Rita Oran, doemos jo vetëm nga fansat. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ishte e ftuara speciale e koncertit përmbyllës të qeverisë shqiptare në kremtimet e Ditës së Flamurit.

Rita Ora performon live

Rita Ora duke u ngjitur në skenë ne sheshin ” Nënë Tereza”

Një nga kërcimet e magjishme të këngetares 22- vjeçare

Kryeministri Berisha shoqeron Rita Orën në skenë

Rita Ora duke kënduar një nga hitet e saj

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›