E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrufeja godet avionin e Gianfranco Finit gjatë kthimit nga Tirana (FOTO)

Itali- Ka shpëtuar mrekullishit kryetari i dhomes italiane të deputetëve, Gianfranco Fini, ndërsa kthehej në Romë pasi përfundoi ceremonia zyrtare e pritjes në Pallatin e Brigadave të mërkurën në mbremje vonë në Tiranë.

Avioni i tij është goditur nga një rrufe duke e dëmtuar, por për fat pa shkaktuar dëme që mund të çonin në rrëzimin e tij. Fini ishte në Tiranë në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe është nisur mbrëmë vonë, pas përfundimit të pritjes zyrtere që zgjeti deri në orën 23.00.

Zëdhënësi i Finit, ka bërë të ditur se avioni, që udhëtonte në mbrëmje vonë nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe se gjithçka ka shkuar më së miri, përveç frikës së madhe në bord. Me humor në Twitter zëdhënësi shkruan se avioni dukej sikur ishte futur në një llampë elektrike.

Fini ndodhej dje në Tiranë

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›