E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkojnë për homazhe, Garda u mbyll veteranëve derën e varrezave (FOTO)

Tiranë- Në mënyrë të pakuptimtë, dhjetra vetëranë të Luftës së Dytë botërore, ajo plejadë njerëzish që vjen cdo vit duke u rralluar, e kanë gjetur derën e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të mbyllur.

Punonjës të Gardës së Republikës e kishin kycur derën e hekurt nga brenda dhe nuk lejonion veteranët që të fushteshin në varrezë për të bërë homazhe në varret e bashkëluftëtarëve të tyre të afërmeve të tyre.

Ata nuk kanë dhënë shpjegime se për cfarë arsyesh nuk lejonin hyrjen, por duket se veprimet e gardës janë justifikuar me masat e sigurisë, pasi një orë më vonë aty do të vinte Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për të vendosur kurora e bërë homazhe në varreza.

Veteranët kanë ngritur zërin për këtë veprim dhe është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të LSI-së, të cilët kanë shkuar gjithashtu për homazhe në varreza, që kanë bërë të mundur hapjes se portës së hekurt të varrezave dhe futjen e veteranëve.

Veteranëve u mbyllet dera

Veteranët nuk lejohen të futen në varreza

Veteranët do të bënim homazhe në varrezat e dëshmorëve

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›