E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero “falë” Dhurata Ahmetajn për vitin e ri

Këto ditë, të famshmit tanë kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për t’i uruar festat e fundvitit e shumica prej tyre, kryesisht me mesazhe që uronin dashuri, lumturi e shëndet.

Ndërkaq, këngëtari Blero, ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ti uruar festat e fundvitit, duke publikuar një fotografi të këngëtares, Dhurata Ahmetaj për të cilën edhe thotë se është “dhurata e tij” për festat e fundvitit.

“Urime festat të gjithëve. Qe dhurata për vitin e ri”, ka shkruar Blero në rrjetet sociale duke bashkngjitur edhe fotografinë e Dhurata Ahmetaj.

Kjo e dyta, siç edhe e dimë, karrierën muzikore po e zhvillon nën menaxhimin e Bleros e madje, ata edhe kanë realizuar një këngë së bashku të titulluar, “Më gënjë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›