E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita: S'kam qenë në lidhje me Robin

 Rita Ora më në fund ka folur lidhur me marrëdhenien e saj të komentuar me Rob Kardashian.

Këngëtarja ka thënë se ajo nuk kishte asnjë ide se ata ishin në një marrëdhënie: "Unë kurrë nuk kam menduar se ishte në fakt një lidhje, sinqerisht. Nuk e kam definuar kurrë mendërisht si "i dashur - e dashur". Kur i kam dhënë fund me të, i kam thënë: "Kjo është për shkak se unë kurrë nuk jam afer teje, unë nuk e di se si ta bëjë ketë." Kjo është e gjitha që kam thënë, atëherë ... pjesa tjetër ka ndodhur. Ai padyshim mendonte se krijimi i miteve ishte rruga që duhej ndjekur. "   Lidhur me atë që ka thënë Rob, se ajo e ka mashtruar me afro 20 meshkuj ndërsa ishin së bashku,  Rita ka vazhduar duke thënë: "Kur ju jeni i afërt me dikë për një kohë dhe ata vendosin për të shprehur ndjenjat e tyre në publik, nuk e konsideroj si rrugë personale të terapisë, por unë mendoj se gjithkush i merr ndarjet ndryshe. Do të duhej kaluar një test para kyçjes në Twitter, për të parë nëse personi është mendërisht stabil". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›