Rita, dëshiron të vallëzojë e zhveshur

Rira Ora, ishte e ftuara e Scott Mills në "Official Top 40 Appcast", ku mes tjerash u pyet edhe për superfuqitë që do të dëshironte të kishte.
Këngëtarja ka treguar se do të dëshironte fuqinë e padukshmërisë.
Ajo ka shpjeguar: " Po të mund të kisha ndonje lloj superfuqie, do të ishte fuqia e kthimit në të padukshme dhe të vallëzoja me njerëz, që do i zgjidhja në klube. Ata nuk do të dinin se me kë po vallëzojnë, por do të më ndjenin".
Kur Scott e pyeti Ritën rreth kostumit të super-heroines që ajo do të veshte, këngëtarja dha një përgjigje provokuese, duke thënë: "Po të isha e padukshme, askush s'do të më shihte. Do të mund të veshja çkado... ndoshta asgjë!". /Indeksonline/