Shkurti, muaji i Hip Hopit

Muaji shkurt nuk është muaj i ëmbëlsirave në formë zemre dhe kutive me çokollata por gjithashtu është muaj kur hip hopi më i mirë në botë pushton tregun.
Këtë muaj, albumi i shumë pritur dhe i shumë përfolur, ‘I Am Not a Human Being II.’ i reperit’ Lil’ Wayne’ do të publikohet për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim.
Me 19 shkurt, fansat do ta kenë në duar këtë album e cili përfshinë bashkëpunime të shumta si me, Nicki Minaj, Meek Mill, dhe 2 Chainz.
Lil’ Wayne’ nuk është i vetmi që i ka mbajtur fansat në cep të karriges. Është edhe reperi 50 Cent ai i cili e ka shtyer datën e publikimit të albumit të tij të pestë, ‘Street King Immortal’ i cili gjithashtu do të publikohet në shkurt konkretisht, me datën 26./Indeksonline/