E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu marramendës i Madonna-s

Diva e muzikës, Madonna është cilësuar si mbretëresha e koncerteve për vitin 2012 duke fituar plotë 305 milionë dollarë falë turneut të saj ‘MDNA’.

Në fakt, turneu i saj është shpallur i dhjeti nga turnetë më të mëdhenj dhe profitabil të të gjitha kohërave. Autorja e ‘Material Girl’ gjatë këtij turneu, ka performuar për 2,212,345 njerëz në 88 shfaqje.

Turneu ka nisur më 31 maj në Izrael dhe ka përfunduar më 22 dhjetor në Argjentinë.

Ndërkaq, gjatë karrierës së saj si artiste, ky ka qenë turneu i saj i dytë më i madhi pas, ‘Stick and Sweet’ i cili i kishte shtuar pasurisë së saj plotë 408 milionë dollarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›