E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita dështon për të dytën herë

Vizita e Ritës në Paris është shoqëruar me kritika të shumta sa i përket veshjes.

Teksa po merrte pjesë në javën e modës në Paris, në sfilatën e Chanel, për koleksionin Pranverë/Verë 2013, Rita pati veshur një fustan të bardhë me një xhaketë të kuqe veshje kjo që, morri kritika negative.

Ndërkaq, teksa po shëtiste në rrugët e qytetit të Parisit, ajo u pa me një veshje e cila sërish mori kritika për mungesë shije dhe dështim stili.

Rita, e cila krahas suksesit në muzikë , është e njohur edhe për një stil të vecantë, kohëve të fundit i ka befasuar për të keq kritikët e modës për shkak të mungesës së vullnetit për ta mbrojtur epitetin e një vajze me stil të bukur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›