Rita me të dashur të ri

Nëpër mediat e ndryshme sot u shkrua se Rita është ndjerë shumë keq pas poshtrimit publik qëi bëri ish i dashuri, Rob Kardashian i cili e akuzoi se ajo e ka tradhtuar me më së paku 20 meshkuj.
Sipas një burimi afër Ritës thuhet se ajo është ndjerë e lënduar pasi që ka menduar se do të mund të vazhdonte shoqërinë me Robin. Sidoqoftë tashmë ka dalë diçka tjetër. Po flitet se Rita tashmë ka gjetur dashurinë e re. Bëhet fjalë për yllin e “X Factor” në Britani, James Arthur. Ata të dy janë takuar kur Rita përformoi në spektakël muajn e kaluar derisa janë ritakuar në performanceën e saj të dytë në episodën e fundit, vikendin e kaluar.
“Ata janë parë të afërt në prapaskenë. Bisedonin gjatë gjithë kohës dhe shkëmbyen numrat e telefonit. Ai dukej i interesuar që ta njoh atë më mirë”, tha një dëshmitarë.
Duket se ndjenja është reciproke. Së fundmi Rita tha në një intervistë, “Më duhet të them të vërtetën. Kënaqem duke e parë James Arthur në skenë”.
Më parë Rita pati deklaruar se ajo asnjëherë nuk ka qenë e dashuruar por dihet se ka gjithmonë një herë të parë./Indeksonline/