E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita shkëlqen në GQ Awards (FOTO)

Mbrëmjen e së martës,Rita Ora kaloi në tapetin e kuq për të marr pjesë në dhënien e çmimit “Mashkulli i Vitit” nga ana e revistës “GQ”.
Këngëtarja 22-vjeçare për tu vendosur në qendër të vëmendjes kishte zgjedhur një fustan stil zebra me vija të verdha e të zeza, me shpinë të zbuluar, ndërsa  grimi ishte menduar disi më i vecantë.

Pak para nisjes së ceremonisë, Rita postoi një status në profilin e saj në Twitter, ku falenderonte Ema Ousborne për veshjen dhe grimin që kishte përzgjedhur. Megjithatë, shumë vazhduan të kritikojnë Ritën për veshjen e saj. Sipas tyre, 22-vjeçares i mungon origjinaliteti dhe mundohet të kopjojë Rihanna-n dhe Beyonce-n.  P.K

1

2

3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›