Nuk ka komb më të mirë mbi tokë?! Kush është racisti këtu?
Para disa muajsh, në Konferencën për Sigurinë në Mynih të Gjermanisë, e ngritur pak pas shembjes së nazizmit për të ruajtur botën nga ndonjë Hitler i dytë, të pranishmit mbetën me gojë hapur kur dëgjuan fjalimin e kryeministrit shqiptar.
Kishin ftuar personazhin e gabuar, që po u fliste për racizëm, albanofobi, njësoj si ata njerëz që ndezën rajonin pak vite më parë.
Fjalimi i tij tronditi diplomatët dhe u deshën shumë përpjekje e mund për të hequr një fjalor të tillë nga goja e Berishës.
Të paktën për pak kohë.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Sali Berisha u tha shqiptarëve se kishte vuajtur për të sjellë kaq shumë arritje për shqiptarët për shkak të albanofobëve në Europë.
Pastaj tha se shqiptarët kanë të meta, por nuk ka komb më të mirë mbi botë.
Nëse ne jemi kombi më i mirë në botë, kush janë kombet e këqija?
Kështu mendonte edhe Hitleri atëherë kur ndezi botën./ep