E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rithemelimi bllokon foltoren, Balla: Kuvendin nuk e ndalni dot, nëse doni mocion me debat, bëjeni kërkesën sipas rregullave

Kreu i Grupi Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës, të cilët bllokuan foltoren në seancën e sotme plenare duke kërkuar mocion me debat në lidhje me çështjen McGonigal. Balla u shpreh se kërkesa e dorëzuar nga opozita nuk është bërë sipas rregullave që kërkohen, ndërsa theksoi se pavarësisht pretendimit të tyre, nuk do të mund ta pengojnë zhvillimin e seancës.

“Deputetja tha që këtu nuk bëhet seancë, bëni ça të doni tha, por këtu jemi ne e kemi zabtuar dhe do e marrim. Po të ishit seriozë dhe të donit të bënit mocion me debat, do ta dinit kura ta sillnit. Ka disa afate. Kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, a mund ta votojmë se ajo është kërkesa e parë dhe do ta ftoja Kuvendit ta votojmë, pro ka edhe një problem se rregullorja thotë se interpelanca hyn e para në rendin e ditës. Kërkoj të mbyllim votimin me proceverbalin dhe të respektojmë rregulloren për zhvillimin e seancës dhe nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën për mocion me debat. Nëse ju vijoni me pretendimin se këtu nuk bëhet seancë se ashtu doni ju, aty mbajeni, por Kuvendin nuk ndalni dot”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›