E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh drejtuesit politik në seli: Largimi i Ramës me të gjitha mjetet, përfshirë mosbindjen civile

Kreu i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbledhur sot drejtuesit politik dhe drejtuesit e qarqeve në selinë blu për organizmimin për protestën kombëtare të opozitës.

Protesta do të zhvillohet më 11 shkurt në orën 12.00  para Kryeministrisë, ndërsa opozita duket se nuk po humbet kohë për organizmin e saj.

Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat, Berisha tha se protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës, ndërsa paralajmëroi se do të përdoren të gjitha mjetet deri në mosbindjen civile.

“Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë.

Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmorr me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij.

Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›