E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rithemelimi i dytë i Europës

17-05-2011 / “La Stampa”

“Mrekullia e dytë gjermane”, siç e quajnë ata tashmë qëndron në të gjithë pushtetin dhe dy kuptimet vetmitare në sfondin e një Europe gjithmonë e më të përçarë. Ndërsa Gjermania feston triumfet e saj sociale dhe ekonomike – një rritje prej 5% në vit, dy herë më shumë se Amerika, pagat dhe kërkesa në rritje, papunësia në rënie, rritja e prodhimit të makinave, rritje e madhe e eksporteve me Kinën – shohim vende të tjera të rrënuara të Bashkimit Europian që godasin herë pas here shtyllat e ndërtimit të komunitetit: kundër rregullave të Mastrihtit, stabilitetin e euros, solidaritetin me anëtarët periferikë, sidomos Greqinë dhe Portugalinë, që ndodhen në dhomën e reanimacionit pa e ditur akoma nëse i pret rilindja apo eutanazia.
Në valën e lëvizjeve euronegacioniste të ekstremit të djathtë, valë e cila u mendua të ishte e gjatë, por që sot është e shkurtër dhe e shpejtë, zgjidhen marrëveshjet e Shengenit. Ndër të tjera, ishin marrëveshje me vlerë të thellë simbolike. Duhet të përfaqësonin, me lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve, një kontinent të koordinuar me historinë e tij. Pa dogana, pa detyra, pa kolibe roje, roje kufiri, pra me pak fjalë pa linjë Maginot dhe Sigfrid.
Gjithçka nisi me vendimin e drejtë të Italisë, e përfshirë në luftën e pafundme libiane të dëshiruar nga Franca, për t’i dhënë një leje qëndrimi europiane 20 mijë emigrantëve tunizianë. Falënderimi i francezëve dhe i ndihmësve të tyre belgë dhe danezë, mbështetur me kujdes nga Komisioni i Brukselit, ishte shkatërrimi i pasaktë i kodeve të Shengenit. Në bllokun e Njëzetmijëve, është ngjallur diçka që sjell kujtimet e shpirtit të izoluar të Maginot, që nuk u zhduk kurrë në ministritë e rënda të Parisit. Do të jetë edukative të kujtosh edhe që “lufta humanitare” në Libi, nga e cila u veçua Gjermania, jo më karolingiane, u fillua nga Sarkozy, i cili kërkonte t’i shiste Gedafit të njëjtët avionë Rafaele që bombardojnë sot strehimet e kolonelit në Tripoli.
Reagimet zinxhir, të shkaktuara nga ngjarjet e Afrikës së Veriut me revolta dhe pushtime në masë dhe të pandalshme, po çojnë drejt mbylljes së Europës pa kufij. Populistët francezë anti europianë, flamandët, holandezët, danezët, finlandezët, suedezët i bëjnë shantazh qeverive të tyre të moderuara, të frikësuar nga hija e gijotinës zgjedhore. Mjafton të mendojmë imazhin nga Europa që Hungaria i jep botës dhe që nga janari përfaqëson presidencën. Nga Budapesti, zëri i kryeministrit autoritar Victor Orban, president i radhës, njoftoi pa mëdyshje: “Ne nuk besojmë tek Bashkimi Europian, besojmë tek Hungaria. Puna jonë në Bashkimin Europian do të jetë e vlefshme vetëm nëse Hungaria do të ketë një avantazh”.
Dyshoj që Gjermania e pasuruar, e cila gjithashtu ka përfituar shumë të mira nga integrimi europian, dëshiron ose mund të bëjë lokomotivën shpëtimtare të një Bashkimi që po mbytet: që çdo ditë bën hapa pas, drejt së shkuarës shtete-kombe, në vend të ardhmes së deklamuar të një Konfederate të marrëveshjes midis kombeve. Lokomotiva është e turpshme sipas mënyrës së saj, e pasigurt, pa një busull efektive kontinentale dhe preferon të rrëshqasë mbi shina të sigurta të tregtisë së jashtme, në vend që të përballojë valën e politikës së jashtme. Tani për tani i mjaftojnë si aleatë polakët pasues, me një rritje prej 4% nga ajo e Berlinit, më pas lituanezët, cekët dhe sllovakët. Me pak fjalë një “Sonderëeg”, ose “rrugë e veçantë”, që në terma të azhurnuar dhe jo agresivë mund të shkaktojë atë të Reichit nga Bismarku. E kujdesshmja kancelarja Merkel, që në Gjermani konsiderohet si një primus inter pares, në vendet e Lindjes konsiderohet si një Perandoreshë, paqësore dhe sunduese e begatë e një «Drang nach Osten» të përtërirë, rruga drejt Lindjes. Sot thuhet se ekziston një Europë me katër shpejtësi. Ndoshta do të ishte më e saktë me 27. Një goxha numër, i përshtatshëm për të raportuar diçka më shumë, që rrezikon të paralizohet dhe të dorëzohet për tejkalim të mbi ndarjes. E vërteta është se Europa që ne njohim dhe që lavdërojmë prej gjysmë shekulli, Europa që vjen nga Ceca e Schuman dhe Adenauer, më pas nga Roma me De Gasperi dhe Martino, më pas nga Mastrihti, në fund nga Lisbona, nuk funksionon më. Tani vërehet se një fazë e saj e gjatë dhe e vështirë ka mbaruar në pragun e vetë tretjes së saj. Në shumicën e ndërtesave historike më ambicioze, hijet, për fat të keq, janë pjesë integrale e rezultatit.
Si t’i tejkalosh apo t’i tresësh? Duke pranuar në mënyrë pasive një kthim anakronik tek sendet e vjetra të së kaluarës? Apo të ndalosh së menduari dhe të numërosh i hipnotizuar numrat e mëdhenj të mrekullisë gjermane dhe të fillosh të mendosh për një mrekulli të dytë europiane; tashmë kush ka sy për të parë nuk sheh rrugëzgjidhje tjetër përveç një rivendosje të dytë të Bashkimit Europian, pas gabimit të paevitueshëm të së parës. Ndoshta duke ndryshuar pistat e uljes dhe duke u nisur jo më nga ekonomia, por mbi të gjitha nga politika.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›