E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Vetëshpallja e parakohshme e fitores imagjinare

17-05-2011 / Nga Mirjan Zela

Procesi zgjedhor në Shqipëri po shkon drejt fotofinishit. Në shumë aspekte, është bërë një punë fenomenale, e pashembullt nga ana e komisionarëve, të cilët po e finalizojnë këtë proces tepër të rëndësishëm. Pas numërimit dhe e hedhjes së të dhënave nga komisionet zonale në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i ballafaqojë me të dhënat që ka disponuar më parë dhe kështu mund të nxirret një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve në Tiranë. Mund të ketë disarkordancë, mospërpudhje midis të dhënave dhe duke qenë edhe diferenca e ngushtë këto  mospërputhje të dhënash bëhen determinuese prandaj duhet mirëkuptuar KQZ-ja që nuk shpejton në nxjerrjen e një rezultati definitiv. Pikërisht protagonistët e politikës shqiptare kanë qasje diametralisht të kundërt edhe për këtë proces delikat. Nga njëra anë kandidati për kryetar Bashkie i PS Edi Rama vetëshpall fitoren në sytë e shqiptarëve si të ishte monark i ndonjë perandorie mesjetare ku të ishte vetë shkopi e vetë Zoti. Pra me këtë frymë të krijuar nuk po respekton legjitimitetin, funksionalitetin e një institucioni i cili është ngarkuar posaçërisht për dhënien e rezultateve zgjedhore. Kjo qasje tepër prapanike e të bërit politik përpiqet që të injorojë vullnetin e disa votuesve të cilët kanë votuar shumë më tepër Bashën se Ramën, por që aksidentalisht kanë ngatërruar kutinë ku duhej të hidhnin fletën duke i hedhur në kutitë për kryetar minibashkie. Ky moment nuk duhet aspak të injorohet, përkundrazi, duhet të shqyrtohet me shumë seriozitet pasi në demokraci çdo qytetari duhet t’i respektohet verdikti që ka dhënë me anë të votës. Për një arsyetim normal, këto vota nuk duhet të quhen të pavlefshme, nqs janë konform të gjithë standardeve të tjera si p.sh. nuk kanë shenja të tepërta apo elemente të papërshtatshëm të cilat do të vinin në pikëpyetje vlefshmërinë e votës. Mund të kenë qenë arsye të ndryshme, rrethana të pavolitshme si mosvigjilenca e komisionerëve për të orientuar ashtu siç duhet votuesit. T’ia lëmë KQZ që me profesionalizmin që e karakterizon ta shqyrtojë me gjakftohtësi këtë problem, i cili përcakton shumë se cili nga dy kandidatët do të jetë kryetar Bashkie. Vetëshpallja e fitores, e pabazuar në të dhëna mund të kthehet një precedent shumë të rrezikshëm për politikën shqiptare, në një bumerang për Ramën, nëse KQZ nxjerr fitues Bashën. Mundësitë teorike dhe praktike janë goxha të mëdha  prandaj do të kishte qenë shumë më e ndershme që Rama të heshtte dhe të priste rezultatin përfundimtar, vetëm kështu do të mund të shmangte surprizat të cilat janë më se të mundura që të ndodhin. Mundësitë që Basha të bëhet I pari i Kryeqytetit janë të mëdha, prandaj socialistët nuk duhet të habiten në rast se ndodh kjo gjë. Ata do të përpiqen që të fajësojnë pa baza KQZ-në si të njëanshme, por para se të fajësojnë KQZ-në duhet të fajësojnë Kryetarin e partisë së tyre që u paraprin gjërave, që fjalën e fundit e thotë të parën. E gjithë kjo bëhet për të krijuar një realitet të rremë ku të krijohet fitorja imagjinare, njerëzit të mobilizohen mendërisht që në rast se KQZ-ja shpall fitoren e kundërshtarit, atëherë turma e parapërgatitur me këtë iluzion të ruajë me forcë “status-quo”-në e saj. Eventualisht të krijohet një situatë ku të mbizotërojë destabiliteti vetëm e vetëm për të përfituar sadopak politikisht. Në asnjë vend të botës së qytetëruar nuk ndodh ky fenomen që Edi Rama përpiqet të na servirë, sepse politikanët e botës së qytetëruar e kuptojnë rëndësinë e veprimeve të tyre, si dhe defektet e performancës së tyre. Ata kurrë nuk përfitojnë politikisht në shpinë të turmës, sepse e kuptojnë se mbi të gjitha duhet të mbizotërojë interesi kombëtar. Nga gjithë kjo nxjerrim një përfundim shumë të dhimbshëm  për demokracinë shqiptare: partia socialiste akoma nuk është shkëputur  mentaliteti i vjetër i abuzimit me vullnetin e njerëzve të lirë. Duhet të vlerësojmë në maksimum sjelljen e Bashës, e cila në çdo pikë, detaj e aspekt ka qenë konform  rregullave më demokratike. Ai nuk u vetëshpall fitues, por gjithçka ia la KQZ-së këtë  detyrë me shumë të drejte, ashtu siç bëjnë udhëheqësit botërorë. Aspak nuk deshi që të transmetojë emocionalitet, irracionalitet në drejtim të simpatizantëve, sepse kjo nuk është mënyra më e fisme e të bërit politikë, përkundrazi më e pështira. Në çdo drejtim, në çdo aspekt, si para votimeve, ashtu edhe pas votimeve, Basha na solli një mendësi tepër europiane e të bërit politikë, një mendësi që vinte të parët qytetarët, një mendësi që rrinte larg demagogjisë së përditshme, një mendësi që mbi të gjitha respektonte zërin e institucioneve. Vetëm KQZ-ja do te japë fjalën e fundit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›