Rama po përpiqet të pështyjë mbi shenjtërinë e votës së lirë
“Vota që të jep populli, është komandë” - Napoleon
Para se të fillonte “fushatat” zgjedhore, komunizmi, për të krijuar terror, niste arrestimet e njerëzve të pafajshëm. Kurse Rama “bombardoi” opinionin me kërcënime, që shkonin deri në kufijtë e braktisjes së zgjedhjeve. Dhe, vetëm kur e pa që kjo do t’i kushtonte “sa frëngu pulën”, u tërhoq duke thurur skenarë të tjerë. Ky “misionar”, që bllokoi dy vjet parlamentin dhe reformat madhore, u përpoq të “justifikohej” me avokatinë që gjoja i bënte kështu shenjtërimit të votës së lirë. Dhe, është pikërisht ky “idealist” hipokrit, që po përpiqet të pështyjë sot mbi këtë “gur themeli” të demokracisë. Duke u sjellë kështu, Rama po e prezanton veten si kampion të hipokrizísë. Ishte arroganca e tij enveriste, ajo që krijoi edhe atë tension të panevojshëm gjatë procesit zgjedhor dhe detyroi Shqipërínë të përjetonte një ankth, që e kishte harruar. Ramë “misionari”, edhe kur e shpalli veten fitues, ulëríti sikur kishte shpëtuar nga kthetrat e një Dinozauri”, të krijuar nga fantazia e tij e sëmurë. Se ndoshta kjo iu duk mënyra më e mirë për të lënë në hije akuzat e tij të turpshme ndaj mazhorancës.
Rama, ky “apostull” i votës së lirë, po tenton sot të mohojë votat e pastra të shqiptarëve vetëm pse këta paskan gabuar kutinë e votimit. Kur dhe ambasadori amerikan tha se duhej vlerësuar vullneti i çdo qytetari, Rama mohon edhe vullnetin e tyre, të shprehur në formën më të qartë. Dhe, ndonëse nuk dihet endé se kush përfiton prej këtyre fletëve, Ramës përsërí nuk i duhet sinqeriteti i vullnetit të shenjtë të Sovranit. Ashtu si në diktaturë, ku nuk përfillej vota e elektoratit, Ramës nuk i duhen justifikimet e një gabimi njerëzor. Ai shtiret sikur e ka harruar “kauzën” e tij të mbrojtjes së shenjtërímit të votës, me të cilën “motivoi” bojkotin, bllokimet, grevat, demonstratat dhe gjithë atë krizë artificiale, me të cilën tentoi t’ia nxirrte bojën Shqipërísë para syve të botës demokratike.
Taní Ramë “idealisti”, ky avokat gjigand e hipokrit i votës së lirë, na doli se nuk qënkësh veçse një liliput i lerósur, që po tenton të mohojë edhe rolin vendimtar të K.Q.Z.-së, apo të insticioneve që administrojnë procesin zgjedhor. Ai që kërkoi me aq ngulm hapjen e kutíve, nuk po hap sot gojën për shqyrtimin e votave të kontestuara. Të mos e dijë ky Nastradin, që u shtir si “apostull” i votës së lirë, se kontestimi përbën thelbin e standartit të çdo votimi demokratik ? Një filozof ka thënë :” Nëse Zoti nuk ekziston, çdo gjë është e lejuar!”. Pra, nëse hiqet kontestimi, vetëm çdo të forti i lejohet të fitojë. (?!) Por Ramës i duhet doemos fitorja, sepse karriera e tij politike varet shumë nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Ai që akuzoi mazhorancën duke klithur kundër saj “Kurrë më !”, tani po çorodit vendin duke mbjellë mosbesim edhe tek institucionet e caktuara për administrimin e zgjedhjeve. Rama po tregon se “kriza”, “ngërçi” dhe gjithë nihilizmat e tij i paska prodhuar dyshimi, që si mëkatar e paska munduar keq. Se nuk beson në sinqeritet hipokriti. Nuk dorëzon pushtet me copa letre (vota) neobllokmeni. Nuk është parimor ai që pushtetin e ka qëllim të vetëm të ekzistencës së tij. Kurrsesí nuk u përket Rama atyre drejtuesve, që, në emër të drejtësísë, shkelin edhe mbi veten ! Përkundrazi ! Ai po e fut veten në “kompanínë” e atyre mashtruesve të paskrullt, që pështyjnë të nesër atë që kanë lëpirë me pasion sot. Ky “Anté”, që e markësh fuqinë nga vota e lirë, nuk po del të kërkojë sot numërimin me korrektësí të çdo vote të qytetarit. Përkundrazi ! Ai po përpiqet të përfitojë nga çdo gabim njerëzor dhe, si një rrugaç i çoroditur nga pasioni i fitimit të padrejtë, përmend se ka fituar notën dhjetë, kur ngushtica e kësaj gare do të detyronte edhe Alí Babanë të tregohej sadopak transparent. Se si ka mundësí të mos mendojë Rama që, sikur votat të ishin hedhur në një kutí të madhe, të vetme dhe KZAZ-të t’i kishin ndarë ato sipas kandidatëve dhe subjekteve, as që do të diskutohej sot vleftshmëría e secilës votë?! Sidomos kur kjo votë është krejt e rregullt dhe në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor? Por Ramës nuk i duhen këto arsyetime. Ai do vetëm fitoren, për të cilën bashkë me neobllokmenët errësoi edhe diellin me ulërímat e tij ! Ndërkohë gjithë kundërshtarët e Ramës, të akuzuar prej tij me një mijë e një shpifje, jo vetëm zhvilluan një fushatë paqësore dhe europiane, jo vetëm nuk krijuan asnjë tension dhe respektuan procesin më shumë se rezultatin, por po shfaqen sot si apostuj të vërtetë të mbrojtjes së shenjtërísë së votës së lirë. Ata që u akuzuan si “kusarë” dhe shkatërrues të ekonomisë, u votëbesuan me dhjetëra mijë vota më shumë se Rama dhe kompania e shpifësve të tij të paturpshëm. Se populli tregoi edhe një herë që nuk mashtrohet, as nga sloganet, as nga shpifjet dhe trillimet e atyre, që ia morën jetën duke sajuar me dekada vetëm gënjeshtra, akuza false, urí dhe tamtame marramendëse. Rama e mbylli, pra, ciklin e mashtrimit, sidomos me qëndrimet e tij gjatë dhe pas kësaj fushate zgjedhore. Ai vulosi kështu fundin e besueshmërisë së tij te një popull, që di të dallojë se cilët janë avokatët e vërtetë të shenjtërísë se votës së lirë dhe cilët ata që votën e kanë vetëm “armë” për t’u ngjitur në “kolltukun” e një pushteti të pamerituar. Ajo që po humbet Rama duke mohuar vullnetin e Sovranit, është fatale për të ardhmen e karrierës së tij politike. Taní Ramës i duhet të kërkojë ndjesë që akuzoi me një mijë epitete të fëlliqura një qeverisje, së cilës populli në këto zgjedhje i besoi me shumicë kaq të spikatur të ardhmen e tij.