E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rituali i jetes shfaqet ne Ulqin

Muzikali “Ritual i jetës” me përkujdesjen muzikore të Klodian Qafokut, koreografi dhe regji të Arian Sukniqit dhe pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Blerinëve të Teatrit të operas dhe baletit kete fundjave do të rrugëtoj për në Ulqin në kuadër te 100 vjetorit të pavarësisë dhe sezonit turistik. Sukniqi na bën me dije se vepra ka pësuar disa ndryshime të vogla

“Rituali i jetës” është një inspirim i lëndës muzikore që vjen nga burimi. Materialet muzikore folklorike vijnë të pandryshueshëm dhe pa u larguar aspak nga autenticiteti. Shfaqja është e konceptuar në triptikun vdekje – dasma – lindje, këto tre rite shqiptare vijnë në mënyrë mjaft origjinale. Dhe me rend të përmbysur
Shfaqja do të rrugëtojë më pas edhe në disa qytete evropiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›