E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj flet per mandatin e Prokurorit

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të aprovuara me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës, kanë sanksionuar që Prokurori i Përgjithshëm ka një mandat 5 vjeçar. Anëtari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, deputeti Enkeljed Alibeaj, sqaron se përmes leximit të drejtpërdrejtë e të saktë të Kushtetutës dhe nenit 149 të saj, mandati i Kryeprokurorit përfundon pas 5 viteve nga marrja e detyrës.

Zoti Alibeaj duke sjellë në vëmendjen ndryshimet kushtetuese të vitit 2007 dhe ato të 2008, ai bën një krahasim mes tyre.

Ligjvënësi demokrat thekson se Kushtetuta është tejet e qartë në përcaktimin e mandatit të kryeprokurorit. Ai kujton edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2000, që kishte të bënte me kohëzgjatjen e mandateve të institucioneve kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›