Bashkia e Tiranes reagon ndaj deklaratave te Rames

Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me deklaratat e kreut të Opozitës Edi Rama për Parkun e Tiranës. Sipas këtij institucioni, Rama ka vënë interesin politik mbi interesat e qytetarëve të Tiranës, ndërkohë që ka theksuar investimet që po bën Bashkia e kryeqytetit nën drejtimin e Bashës.
“Rruga e Elbasanit është një arterie e rëndësishme kombëtare si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për linden dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes, do të përmirësojë cilësinë e jetës se banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë të qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Projekti i zgjerimit me 6 korsi i rrugës së Elbasanit parashikon mbjelljen e 480 pemëve “-thuhet në deklaratën e Bashkisë kryeqytetase.
Më tej në deklaratë citohet se” Z. Rama si ish-kryetari i Bashkisë, i kujtohet me siguri se parkut për 11 vjet nuk ju dha statusi ligjor për ta mbrojtur atë nga ndërhyrjet e shumta që ndodhen, me dhe pa leje, gjatë asaj periudhe”.
“Sot Bashkia po investon për rehabilitimin dhe zmadhimin e territorit të gjelbëruar të Parkut dhe ka gati projektin për t’i dhënë atij statusin ligjor mbrojtës të munguar deri më tani. Ndërkohë vetëm këto 9 muaj në Park janë mbjellë 500 pemë të reja dhe do të mbillen edhe 3 mijë të tjera brenda vitit”thekson më tej Bashkia, e cila i bën thirrje Ramës se nëse e gjen të pamundshme përballjen me përgjegjësitë e tij si-ish kryetar, të ngrihet në nivelin e përgjegjshmërisë qytetare dhe të vendosë interesat e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve, mbi logjikën e ngushtë të konfliktit politik.