“Rituali i jetes”, triptiku dramatik i riteve shqiptare Izaura Ndoj
Nje muzikal, qe nderthur folklorin shqiptar me elemente bashkekohore, “Rituali i jetes”, nga koreografi Arian Sukniqi do te nise udhetimin per te cuar serish jashte skenes shqiptare emocionet e elementeve autentike kombetare. Shfaqja me perkujdesjen muzikore te Klodian Qafokut, koreografi dhe regji te Arian Sukniqit dhe pjesemarrjen e artisteve te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore dhe Balerineve te Teatrit te Operes dhe Baletit, do te shfaqet sot per kenaqesine e publikut ne Shkup te Maqedonise. Sipas koreografit Sukniqi, “Rituali i jetes” tashme eshte nje shfaqje, e cila ka njohur suksesin per shkak te vlerave autentike qe mbart ne skene. “Muzikali “Rituali i jetes”, po prek suksesin e cdo skene ku flitet shqip, duke percjelle vlerat autentike te folklorit shqiptare. “Rituali...” u prit si nje femije kur lind per here te pare dhe me kalimin e kohes ai ndryshon, rritet, piqet artistikisht dhe vjen akoma me perfekt ne skene”, - shprehu Sukniqi
Koncepti artistik
Shfaqja eshte e konceptuar ne triptikun, vdekje – dasma – lindje, me nje rend te permbysur, keto tre rite shqiptare vijne ne menyre mjaft origjinale ne kete veper. “Rituali i jetes” do te percjelle ne cdo qytet, motive te folklorit te Shkodres ne nje shfaqje qe mbart ne vetvete nje frymezim, qe ka nje qenie njerezore kur vjen ne jete dhe fryma e fundit kur largohet nga kjo jete. Sipas koreografit dhe regjisorit te shfaqjes, Arian Sukniqi, kjo zgjedhje, pra qe shfaqja te filloje me vdekjen dhe te mbaroje me lindjen, eshte bere ne menyre qe publiku mos te largohej nga salla me brenge. Etnomuzikal-i bashkon serish artistet e trupes se baletit te TKOB-it me solistet e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, te cilet do te interpretojne nen muziken e Klodian Qafokut.
Rrugetimi dhe sukseset
Nje ballafaqim ndryshe nga heret e tjera, duket se ka kaluar prova te suksesshme me publikun jo vetem ne Tirane, por dhe jashte saj. I pari i ketij lloji i realizuar ndonjehere ne skenen e Teatrit te Operes, etonomuzikali i titulluar “Rituali i jetes”, ka shpalosur dhe do te shpalose akoma me shume nepermjet baletit modern dhe efekteve skenike, momentet me dramatike te jetes njerezore. Kjo veper, dy vite me pare u dha premiere ne TKOB, ndersa ka udhetuar edhe ne shume skena te tjera, si brenda dhe jashte vendit.