E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivalët e Ahmadinejadit shpallën fitoren në zgjedhjet parlamentare

Kritikët konservatorë të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, kanë shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën të premten e kaluar.

Rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike gjatë ditës, ndërkohë që parlamenti i ri do të nisë punën në fund të muajit maj.

Suksesi i kandidatëve të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamnei, thuhet të jetë reflektim i mbështetjes së madhe të teokracisë në Iran.

Sipas rezultateve preliminare në Teheran, kandidatët e Khamneit janë dukshëm përpara përfaqësuesve të Ahmadinejadit.

Mediat shtetërore thonë se rezultatet janë bërë të ditura për më shumë se 200 ulëse nga 290 sosh, sa ka në përgjithësi Parlamenti i Iranit.

Zgjedhjet e së premtes janë bojkotuar në masë të madhe nga reformatorët, liderët e të cilëve, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, gjenden nën arrest shtëpiak prej më shumë se një viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›