E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivali i Merkel: Një plan “Marshall 2” për Greqinë

Kandidati socialdemokrat për kancelarinë gjermane, Peter Steinbruck gjatë debatit televiziv me kancelaren Angela Merkel, u shpreh në favor të zbatimit të një “Plani Marshall 2” për Greqinë dhe vendet që po përballen me krizën. 

Ai theksoi se nuk duhet të aplikohen vetëm programe të përmirësimit fiskal me “doza vdekjeprurëse”, por edhe masa për zhvillimin dhe përballimin e papunësisë.
“Deklarata për një paketë të tretë, përbën pranim se strategjia për krizën, e cila u mbështet veçanërisht nga Gjermania, ka dështuar. Mungon një program rimëkëmbjeje, mungojnw stimujt për zhvillimin dhe përballimin e papunësisë, sidomos tek të rinjtë”, deklaroi Steinbruck.

Steinbruck pohoi se Gjermania, që është ndihmuar edhe vetë në të kaluarën nga partnerët e saj, ka përgjegjësi politike në kuadër të BE, të ndihmojë vendet që kanë nevojë. “Edhe Gjermania u ndihmua (kujtoj Planin Marshall) dhe partnerët tanë ndihmuan për ribashkimin gjerman, kështu që për hir të përgjegjësisë europiane, duhet t’i ndihmojmë ato vende”.

Ndërsa pyetjes nëse Greqia do t’i paguajë ndonjëherë borxhet e veta, ai iu pwrgjigj se e uron këtë, sa për grekët, aq edhe për gjermanët. Mirëpo shtoi se “Nuk duhet vetëm të tundim kërbaçin e përmirësimit. Duhet ta ndihmojmë Greqinë që krahët e saj të fitojnë përsëri forcë. Jo vetëm programe përmirësimi fiskal. 
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›